Futboll

Christensen fajëson Fabregasin për golin e Messit

Andreas Christensen ishte lojtari i cili u kritikua për golin e Messit ndaj Chelsea. Megjithatë, tabloidët dhe tifozët e Chelseat gjithashtu hedhin gishtin nga një lojtar tjetër: Cesc Fabregas.Madje edhe vet Christensen. Sipas ‘The Sun’ , qendërmbrojtësi danez menjëherë pas golit shihet duke i drejtuar gishtin spanjollit dhe ai e bën atë gjë në mënyrë bindëse duke lënë fajin te bashkëlojtari i tij.

Në lojën në fjalë, Christensen humbi pasimin por fajësoi Cesc, marrësin, i cili ishte në skaj të zonës, me arsyetimin se ai nuk bëri mjaft për ta pranuar topin duke e lënë atë të kalonte në anën tjetër ku Iniesta mori atë top para Azpilicuetes dhe shërbeu një pasim për Messin.

Një numër i madh i ndjekësve të Chelsea, sipas The Sun’ , do të pajtoheshin me danezin duke iu referuar Cesc si fajtor, megjithëse një shumicë e madhe e konsideron Christensen si përgjegjës për rrezikimin e madh që bëri në atë pasim.

Related posts

“YLLI I EKIPIT ËSHTË NË HONG KONG”/ Shikoni si reagon Guardiola ndaj gazetarit për lajmin (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Mijëra euro nga Flamurtari, refuzon sulmuesi i Shkëndisë

Sadik.Autor

MBI KAMPIONATIN E SERIE A/ Cana: Ja favoriti për titull, Juventus nuk do të heqë dorë…

Delo.autor

Leave a Comment