Bundesliga Futboll Sport

MADHËSHTOR NË BOTËRORIN E KLUBEVE/ Bayern plotëson kryeveprën. Shikoni momentin e ngritjes së trofeut (VIDEO)

Bajerni i Mynihut mposhti me rezultatin 1-0 meksikanët e Tigresit, në finalen e Botërorit të Klubeve, duke u ngjitur në “çatinë e botës”, teksa barazoi rekordin e Barcelonës me 6 trofe të fituar brenda një sezoni, duke plotësuar kështu kryeveprën.

Ishte francezi Pavard ai që vendosi mbrëmjen e sotme me golin në minutën e 59-të, duke i dhuruar një kupë tepër të rëndësishme gjermanëve.

Robert Levandovski u zgjodh lojtari më i mirë i turneut dhe fitues i çmimit “Ali Baba” të dorëzuar nga organizatorët. Për sa i përket trofeut, ai u ngrit nga kapiteni Manuel Nojer.

Related posts

ARSENAL-BOURNEMOUTH/ “Topçinjtë” dyfishojnë shifrat, shënon Mkhitaryan

Delo.autor

KAOS TEK PARTIZANI-LAÇI/ U ndërrua 3 herë gjyqtari nga “FSHF”, ja arsyeja …

Delo.autor

RUSI 2018/ Ndalohet alkooli në Kupën e Botës, rebelohen moskovitët

Sadik.Autor

Leave a Comment