Futboll Seria A Sport

NGA MAKINA TEK AVIONI/ Ja si bomberi Ibrahimovic merr pjesë në “Sanremo”…

Nga data 2 deri më 6 mars do të zhvillohet edicioni i 71- të i Festivalit të Sanremos që, siç dihet, mes të ftuarve specialë do të ketë edhe Zlatan Ibrahimoviçin.

Më 3 e 7 mars Milani do të ketë ndeshjet me Udinezen dhe Veronën, teksa drejtuesit kanë dhënë garanci për praninë e suedezit në fushë. Por, si do t’ia bëjë ai që të jetë në fushë më 3 mars në mbrëmje, ndërkohë që do t’i duhet edhe jetë në festival. Rruga Milan-Sanremo, vajtje-ardhje, përshkohet në 7 orë me makinë.

Një hipotezë është helikopteri, por moti rezervon të papritura dhe drejtuesit e “RAI”-t nuk duan të rrezikojnë. Një tjetër mundësi është avioni, por moti, siç thamë, nuk lejon plane. Sipas mediave italiane, Ibra mund të qëndrojë një javë duke u stërvitur veçmas në Nisë të Francës e cila është vetëm 52 km larg Sanremos dhe t’i bashkohet Milanit në ditën e ndeshjeve, diçka që ndoshta nuk mund të shihet me sy të mirë nga skuadra, pavarësisht se bëhet fjalë për liderin e saj.

Related posts

“IZOLOI” LUKAKUN/ Gjimshiti më i miri në fushë: Ishte një lojë shumë e…

Delo.autor

INTERISTAT HARROJNË HUMBJEN/ Vanda Nara i “ngre moralin” me foto “hot” 

Isa.Autor

MARRIN FUND DILEMAT/ Agjenti i Marash Kumbullës pikaset në zyrat e gjigantit Europian (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment