Futboll Sport

HUMBJE E THELLË NË KAMPIONAT/ Tare ndëshkon lojtarët e Lacios që në gjashtë të mëngjesit

Drejtori sportiv i Lacios Igli Tare është acaruar me humbjen e skuadrës së të rinjve të Lacios 2-6 kundër Empolit ditën e mërkurë. Mediat italiane shkruajnë se Tare ka zgjuar lojtarët që në 6:00 të mëngjesit të ditës së djeshme dhe i ka pritur në orën 7:00 në qendrën stërvitore të Formelos në mënyrë që ekipi të niste stërvitjen.
Tare u ka kërkuar llogari lojtarëve të Lacio Primaverës për ecuritë zhgënjyese në 3 ndeshjet e fundit, teksa ekipi e sheh veten në vendin e katër nga fundi i renditjes. Me vëtëm 9 pikë në 9 ndeshje, të rinjtë e Lacio U-19 rrezikojnë rënien nga kategorinë e dytë për këtë grupmoshë.

Related posts

75 milionë euro për mesfushorin e Bayern, gjermanët çojnë dëm merkaton e 2017-tës

Sadik.Autor

James Rodriguez: Do të bëjmë pushime si fitimtarë, Bayerni është si Reali

Q.Autor

DERBI I MERSEYSIDE/ Mbrojtja e Everton gabon, Salah nuk e fal (VIDEO)

Delo.autor