Futboll Seria A Sport

GATI TË BËHET FUTBOLLIST/ Khabib: Kam folur me Ronaldon, klubi im…

Lista e futbollistëve që u janë dedikuar sporteve të tjera pas përfundimit të karrierës së tyre, ose para saj, sigurisht që nuk është e shkurtër.

Hokej, golf, basketboll…, shumë lojtarë kanë zgjedhur të bëjnë këtë kapërcim në jetën e tyre.

Edhe legjendat e sporteve të tjera janë përpjekur të futen në botën e futbollit, ndër të cilët veçohet Usain Bolt.

Tani është radha Khabib Nurmagomedovit?

Luftëtari rus UFC-së, i cili e mbylli karrierën në vitin 2020 me triumf, ka treguar se është gati të luajë futboll. Një mik i madh i Cristiano Ronaldos, 32-vjeçari do të dëshironte të hynte në botën e futbollit profesionist.

“Të luash futboll në një nivel profesional është një ëndërr e fëmijërisë, në fund të fundit, futbolli është mbreti i sportit. Kam biseduar për këtë me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, me pronarin e PSG-së dhe me Cristiano Ronaldon.”

Përvoja e njeriut më të shpejtë në planet, Usain Bolt, si futbollist, nuk shkoi shumë mirë, por Khabib beson se do të bëjë më mirë se ish-atleti nga Xhamajka. Por në cilën skuadër? Vështirë të thuhet, por sigurisht që ka preferencat e veta:

“Spartaku i Moskës pa dyshim që është fantastik, por klubi i ëndrrave të mia është Real Madridi”.

Ndeshja e tij e parë që e ka ndjekur me shumë kërshëri ka qenë midis Real Madridit dhe Juventusit, ku aktualisht luan miku i tij, Cristiano Ronaldo:

“Më kujtohet që pashë 90 minuta futboll për herë të parë në sfidën Real-Juventus, në vitin 1998, pra finalen e Ligës së Kampionëve. Mbaj mend që Pedrag Mijatovic shënoi nga pozicioni jashtë loje, por rëndësi ka që fituam.”

Related posts

Zviceranët mbrojnë Granit Xhakën nga akuzat

Sadik.Autor

JEPET GARANCI PËR PAGAT/ “Ujqërit” dalin sërish në stërvitje

Isa.Autor

Klopp: Salah mund të fitoj “Këpucën e Artë”

Sadik.Autor

Leave a Comment