Futboll Seria A Sport

“ZBRESIM NË FUSHË NDAJ NAPOLIT PËR FITORE”/ Pirlo: Gattuso rrezikon shkarkimin? Ndodhin situate të vështira, por…

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka folur para ndeshjes me Napolin ditën e nesërme, teksa ka thënë se skuadra e tij do të luajë vetëm për fitore. Ai foli edhe për rrezikun që në rast humbje Gatuzo mund të shkarkohet, por shtoi se më shumë është i interesuar për problemet e tij.

“Do të jetë një ndeshje e stilit të Superkupës, një ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat. Janë tre pikë në lojë dhe do të ketë tension për t’i fituar ato. Momenti ynë është i shkëlqyer, ndërsa te Napoli jo edhe aq. Do të zbresim në fushë për fitore, duam të bëjmë mirë pas kualifikimit në finalen e Kupës së Italisë, nuk duam të ndalemi. Gjendja e Artur duhet të shihet nga dita në ditë. Ai ndjen dhimbje dhe shpresojmë ta kemi gati sa më shpejt. Për t’u vlerësuar edhe gjendja e Dibala. Dhimbja në gju nuk i është larguar.

Sa i përket Bonuçit, ai është stërvitur me ne, por është disi i lodhur. Të shohim nëse do e marrim me vete në Napoli, nuk e kemi vendosur akoma. E njëjta gjë vlen edhe për Ramsej.

Titulli? Në shikojmë vetëm veten, nuk shikojmë kush është para. Objektivi është vetëm fitorja, por për të marrë 3 pikët, jo për të eliminuar Napolin nga gara për titullin. Ndryshe nga vitet e kaluara, situate ka ndryshuar, ka skuadra më të forta.

Gatuzo? Është pjesë e punës sonë, ndodh edhe që mund të largohemi. Ne mendojmë të bëjmë mirë, ndeshjet janë të gjitha të rëndësishme. Ndodhin situate të vështira, por tani mendoj për problemet e mia, para atyre të Gatuzos.”, tha Pirlo.

Related posts

MUND SËRISH SALAH/ RONALDO është sulmuesi më i mirë sipas UEFA-s

Isa.Autor

TRONDITET BAYERNI/ Koman i “shtang” të gjithë: TËRHIQEM nga futbolli nëse…

Isa.Autor

NJË MOMENT I VEÇANTË/ Leipzig-United, shikoni gafën gjatë transmetimit që bëhet virale në rrjet (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment