Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Flitet për një largim të mundshëm, në Itali zbulojnë lëvizjen e fundit të portierit Strakosha

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha nuk po kalon një moment shumë të mirë, teksa këtë sezon është kushtëzuar nga dëmtime të shumta, por edhe nga Koronavirusi, prej të cilit qëndroi jashtë fushave për një muaj.

Vendin e titullarit, momentalisht në portën e Lacios, e mban Pepe Reina, i cili po përfiton nga mungesa e shqiptarit, për të marrë minuta te Lacio. Duke parë mungesat e shumta për Strakoshës këtë sezon, së fundmi kanë nisur të qarkullojnë lajme për një largim të mundshëm të portierit në fund të sezonit nga Lacio.

Së fundmi në Itali kanë zbuluar lëvizje e fundit të portierit shqiptar, teksa në “Radiosei” raportohet se portieri do të rikthehet ditën e nesërme në stërvitje, duke konfirmuar se periudha e vështirë nga dëmtimi ka kaluar.

Related posts

SERIA A ROMAGNOLI SI THIAGO SILVA/ Ja arritja e veçantë e mbrojtësit

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Arsenali dhe Man City garantojnë spektakël dhe emocione në takimin debutues

Isa.Autor

Cristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, kërkesat e tij të kontratës janë stratosferike

Sadik.Autor

Leave a Comment