Futboll Sport

LËSHON DEKLARATËN TRONDITËSE/ Vajza e Maradonës: Nëse bëj vetëvrasje, faji i kujt është?

Gianinna Maradona iu është përgjigjur disa pyetjeve në rrjetet sociale në lidhje me vdekjen e babait të saj, Diego. Pra, nuk ka preferuar të rrëfehet para një gazetari, por ndjekësve të saj. Sandra Borghi lëshoi akuza jo shumë të maskuara ndaj vajzave të Diegos: “Ku ishin vajzat në këtë histori? A nuk panë asgjë?”

Gianinna u përgjigj përmes Instagramit: “Nëse do të bëja vetëvrasje për shkak të gjithçkaje që ato thonë kundër meje, kush do të fajësohej? Askush, apo jo? Sepse askush nuk kujdeset për asgjë. Ato thonë gjënë e parë që iu vjen në mendje dhe, nëse e kundërta është provuar, nuk ka rëndësi. Unë jam një grua e fortë dhe koha do të tregojë se si shkuan gjërat. Nëse nuk do të kisha një fëmijë, miqtë e mi të paktë dhe familjen time, me ngacmimet që marr dhe jetën që më është mërzitur, do të kisha bërë vetëvrasje tashmë”.

Nuk është hera e parë që Gianinna përfundon në qendër të vëmendjes, ose shfryn kështu në rrjetet sociale. Tashmë, pas vdekjes së ish-legjendës së Napolit, gruaja ishte përmendur si një vjedhëse e unazës me një diamant blu, me vlerë 300 mijë euro, dhuratë e marrë nga Diego Maradona në vitin 2018 në Bjellorusi.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Skënderbeu-Kukësi

Delo.autor

Ju pëlqen apo jo? Bayern Munich prezanton unformën e sezonit të ri

Sadik.Autor

RASTËSI E ÇUDITSHME/ Conte, Allegri dhe Auzilio darkojnë në të njëjtin restorant, i bashkon pasioni për…

Delo.autor

Leave a Comment