Futboll Shqipëri Sport

DËBORA “PUSHTON” VENDIN/ Ja vendimi që merr FSHF për të gjitha kategoritë…

Ndalon futbolli shqiptar. Dëbora që ka pushtuar vendin ka detyruar FSHF-në të shtyjë të gjitha takimet.

Duke vlerësuar këtë situatë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të shtyjë ndeshjet e futbollit në të gjitha nivelet e kampionateve deri të shtunën e ardhshme, datë 20 shkurt 2021.

Ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur këtë të diel dhe gjatë javës, do të luhen në një datë të mëvonshme, që do të përcaktohen nga Sektori i Garave në FSHF. Shtyhen kështu të gjitha ndeshjet e Superiores për javën e 20-të, të cilat ishin planifikuar të luheshin në mesjavë.

NJOFTIMI I FSHF:

Moti i keq dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit që të shtyjë të gjitha ndeshjet e parashikuara për këtë javë. Federata e Futbollit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e të gjitha klubeve dhe është njohur me situatën e rënduar të terreneve sportive dhe stadiumeve, ku do të zhvilloheshin shumë ndeshje.

Duke vlerësuar këtë situatë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të shtyjë ndeshjet e futbollit në të gjitha nivelet e kampionateve deri të shtunën e ardhshme, datë 20 shkurt 2021.

Ndeshjet e parashikuara për t’ua luajtur këtë të diel dhe gjatë javës, do të luhen në një datë të mëvonshme, që do të përcaktohen nga Sektori i Garave në FSHF.

Related posts

SKËNDERBEU NIS PËRGATITJET/ Ja tre lojtarët që trazojnë merkaton e “Korçarëve”

Delo.autor

DISFATA NË DERBI NDAJ TIRANËS/ Flet trajneri Lerda: Nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Inter – Fiorentina: “TRONDITET San Siro”, ja rezultati befasues (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment