Futboll Seria A Sport

INTERI TRIUMFON MES POLEMIKAVE NDAJ NAPOLIT/ Milani ngec sërish në kampionat. Ja të gjitha rezultatet dhe golat

U luajtën mbrëmjen e sotme 6 sfidat e vlefshme për javën e 12-të të Serisë A, ku nuk munguan surprizat. Interi mposhti Napolin me rezultatin 1-0, falë një 11-metërshi të kontestuar nga skuadra e Gatuzos, e shndërruar në gol nga Lukaku. Në këto moment gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq edhe kapitenin Insinje, për protesta të ashpra.

Ndërkohë Milani ka zhgënjyer sërish, teksa nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në transfertë ndaj Xhenoas. Barazimi i dytë radhazi në kampionat, për kuqezinjtë e Piolit, të cilët e shohin veten në vendin e parë me vetëm 1 pikë diferencë nga Interi.

Kalabria dhe Kululu ishin autorët e golave për Milanin, ndërkohë që për vendasit e Xhenos, realizoi dopietë Destro.

Për sa i përket sfidave të tjera të luajtura në mbrëmje, vetëm Sampdoria arriti të triumfonte ndaj Veronës, ndërkohë që 3 takime u mbyllën në barazim.

blob:https://cc.sporttube.com/8ba4d89c-6f74-4642-b224-520a8c8e44ef

Related posts

DORTMUND MUND WOLFSBURGUN/ Ruan kreun në Bundesligë (VIDEO)

Isa.Autor

Mourinho u përgjigjët kritikëve: Njerëzit me tru e kuptojnë që…

Sadik.Autor

“ZGJIDHE MIRË LOKALIN TËND”/ Tifozët kërcënojnë për Krishtlindje presidentin e klubit të Serie A… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment