Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Kampionët e Anglisë mposhtin Leipzig falë dyshes Salah-Mane

Liverpool ka mundur 2-0 Leipzig në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League dhe është kthyer te fitorja pas tri humbjeve radhazi të pësuara në Premier League.

Sfida e luajtur në Puskas Arena të Budapestit është vendosur në harkun e pesë minutave në pjesën e dytë.

Salah ka zhbllokuar ndeshjen në të 53-ën, Mane e ka mbyllur në të 58-ën. Të dy golat e Të Kuqve kanë ardhur falë dy gabimeve nga ana e gjermanëve.

Mes lojtarëve në pesë kampionatet kryesore të Europës, vetëm Robert Lewandowski (30) ka shënuar më shumë gola në të gjitha konpeticionet në këtë sezon se Salah (24).

Sadio Mane ka shënuar po aq gola në Champions League (18) sa Ronaldinho.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 10 mars.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Atletico Madrid-Juventus. Rezultati 0-1

Delo.autor

“MAMAJA IME KA…”/ Sulmuesi Aubameyang zbulon arsyen e mungesës në dy ndeshjet e fundit

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Sulmuesi Bardhi e mbyll zyrtarisht me Kastriotin, pritet të qëndrojë në Superiore

Delo.autor

Leave a Comment