Bundesliga Futboll Sport

Ballack kritikon vendimin e Löw, por zbulohet pse Leory Sane mbeti jashtë Botërorit

Ish-kapiteni i kombëtares gjermane Michael Ballack, ka kritikuar trajnerin Joachim Löw për përjashtimin e Leory Sane, duke thënë se me këtë vendim ai e vendos veten nën një presion të madh, në rast se Gjermania dështon.

41-vjeçari komentoi në Twitter pas publikimit të vendimit: “Löw është vendosur nën presion të madh. Leroy Sane është lojtari i ri më i mirë i Premier League dhe duhet të qendrojë në shtëpi. Nuk ishte dita jote më e mirë Jogi?”

Ballack dhe Löw kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me njëri-tjetrin, kështu që nuk është çudi që ai të kritikojë vendimin e trajnerit, sidomos për mospërfshirjen e Sane, një vendim që befasoi të gjithë në fakt. Vetë ylli i Gjermanisë u përplas me trajnerin pasi ky deklaroi që nuk do ta grumbullonte më në kombëtare pas Botërorit 2010, në të cilin Ballack mungoi për shkak të një dëmtimi.

Ndërkohë, mediet britanike raportojnë se arsyeja që Löw vendosi të mos e marrë Sane në kombëtare ishte sjellja e tij gjatë grumbullimit të fundit. “The Sun” raporton se shumë prej lojtarëve të Gjermanisë kanë mbetur të zhgënjyer nga sjellja e tij me shumë pompozitet, çka ka bërë që Löw të vendosë të marrë Julian Barndt, sigurisht më kokëulur se lojtari i Manchester City.

Related posts

PAS HUMBJES SË ARSENALIT/ Tifozët “sulmojnë” mbrojtësin Sokratis: Nuk ka tru…

Delo.autor

EURO 2020/ Italia dhe Spanja e nisin me spektakël, 3 gola brenda 9 minutave (VIDEO)

Delo.autor

TALENTI PREMTUES/ Everton kërkon belgun e Liverpoolit, për të zëvendësuar Lukakun

Isa.Autor

Leave a Comment