Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Gati për aventurën e re, mesfushori Roshi prezantohet dhe nis stërvitjen me skuadrën e…

Odise Roshi fillon sot zyrtarisht aventurën me ekipin hungarez Dioshgior (DVTK). Mesfushori i djathtë i kombëtares u prezantua sot në stadiumin e klubit hungarez. Lajmi u konfirmua në rrjetet sociale të Dioshgorit.

Largimi i tij nga Akhmat Grozni u paralajmërua dy ditë. Pas 5 viteve në Rusi, “Raketa” ka realizuar 12 gola në 87 sfida.

Pas Myrto Uzunit, Hysen Memollës dhe Herdi Prengës, Roshi bëhet lojtari i radhës kuqezi që vazhdon karrierën në Hungari.

Ai mbërriti dje në mbrëmje në Hungari dhe sot kreu vizitat mjekësore dhe prezantimin me Dioshgiorin.

Kujtojmë që Roshi ka kaluar në formë huazimi te Dioshgori deri në fund të sezonit dhe klub hungarez ka të drejtën e blerjes së plotë të kartonit të tij.

Related posts

ELIMINIMI NË CHAMPIONS, EUROPA LEAGUE DHE COPPA ITALIA/ Pa kupa dhe pa gola, Inter tani nis presionin

Delo.autor

GJESTI I MADH NGA KOSOVA/ Ja dy tifozët e vetëm që do të lejohen të futen në stadium (FOTO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Mesfushori Milner: Isha pranë largimit nga Liverpool kur Klopp më kërkoi të…

Delo.autor

Leave a Comment