Futboll Seria A Sport

JAVË SPECIALE DHE E VEÇANTË PËR ISH-LOJTARIN “ZIKALTËR”/ Stankovic: Derbi i Milanos? Inter është padrone e fatit të saj, por…

Javë speciale dhe e veçantë për ish-mesfushorin e Interit, Dejan Stankoviç i cili do të gjejë sot Milanin si kundërshtar, por kësaj here si trajner i Crvena Zvezdës në Europa Ligë në stadiumin e Beogradit “Rajko Mitiç” me fillim nga ora 18:55. Trajneri serb është intervistuar nga e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, përpara ndeshjes ndaj Milanin duke cituar Interin se do t’i lodhë fizikisht kuqezinjtë përpara derbit të së dielës:

Derbi Inter-Milan – “Interi është padrone e fatit të saj, por do t’i bëj nder Interit për ta lodhur Milanin.”

Konte – “Më pëlqen sepse është person i fortë, kurrë nuk i lë asgjë rastësisë.”

Frika ndaj Milanit – “Mënyra e të luajturit, gjithashtu edhe lojtarët si, Ibrahimoviç, Leao, Çalhanollu dhe Kesi i cili është një ‘makinë’ lufte, por sidomos Teo Hernandez i cili është po aq deçiziv siç ishte Maikon me Interin në sezonin e tripletës.”

Eksperienca si trajner – “Dëshiroj t’ua ‘vjedh’ këtë profesion Murinjos, Mançinit, Mihajloviçit, Eriksonit, Xakeronit por t’i kopjosh është e pamundur. Çdo kush duhet të ketë personalitetin e tij, unë jam duke krijuar personalitetin tim.”

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja kualifikuese Europa League Beer Sheva-Laçi, starton pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Rezultati dhe statistikat pas pjesës së parë Barcelona – Girona

Q.Autor

MERRET VENDIMI/ Dopingu i Rusisë, përgjysmohet skualifikimi, por humbet dy Olimpiada. Kombëtarja e futbollit…

Delo.autor

Leave a Comment