Futboll

Vendimi i papritur, trajner i ri për Apoloninë

Vendimi i papritur, trajner i ri për Apoloninë

Vjen njoftimi i klubit

Ndriçim Kashami ka dhënë dorëheqjen nga Apolonia dhe në vend të tij është emëruar Maringlen Kule

Apolonia tanimë ka një trajner të ri, pasi Ndriçim Kashami ka dhënë dorëheqjen, të paktën sikurse thuhet në versionin zyrtare të klubit fierak, që ka njoftuar lëvizjen e fundit në pankinë. Trajneri i ri do të gjendet brenda familjes dhe ai është Maringlen Kule, i cili ka qenë pjesë e stafit dhe tanimë merr drejtimin si trajner i parë. Në të shkuarën ai ka provuar të drejtoje edhe ekipin e Bylisit, madje edhe në Superiore, pasi e zotëron licencën UEFA Pro.

“Klubi Apolonia njofton dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ekipit të Parë, z.Ndriçim Kashami ! Administratori i FK Apollonia sh.a, ka pranuar dorëheqjen e z.Kashami dhe në vend të tij është emëruar z.Maringlen Kule! Klubi falënderon z. Kashami për kontributin dhe përkushtimin në detyrë! Klubi i uron z.Kule dhe ekipit punë të mbarë dhe suksese në vijim te sezonit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Një vendim i tillë nuk pritej në fakt, pasi tekniku kavajas në deklaratat e tij shprehej besimplotë që do të vijonte punën edhe sezonin e ardhshëm, madje kishte nisur të shikonte elementët e rinj. Kavajasi në të shkuarën ka qenë trajner te Luzi 2008 dhe këtë verë iu besua pankina e Apolonisë, teksa në përfundim të dy fazave të para arriti të realizojë objektivin e parë, që ishte renditja në pesë ekipet e para, që u garantonte fierakëve edhe qëndrimin në Kategorinë e Parë.

Në fazën e tretë Apolonia i ka humbur tre ndeshje, për të ardhur te barazimi me Tomorin së fundmi në shtëpi. Bylisi, Tirana dhe Pogradeci morën pikët e plota kundër bardhejeshilëve, duke bërë që të bien në vendin e pestë në klasifikim, me tre pikë më pak se beratasit që mbajnë vendin e tretë, që edhe e synonin fierakët. Ndikim në ecurinë e këtij sezoni patën edhe largimet e bëra, teksa në verë u shit Myrto Uzuni te skuadra e Laçit, ndërsa në janar Skënderbeu u bleu sulmuesin kryesor, Blerim Krasniqin.

Related posts

ROMA – REAL MADRID/ Supersfida e mbrëmjes, dalin formacionet e mundshme

Isa.Autor

ZENIT-JUVENTUS/ Allegri i beson treshes së sulmit Bernardeschi-Morata-Chiesa (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TEUTA-BEITAR/ Në festë durrsakët, Rubin Hebaj vulos kualifikimin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment