Futboll Sport

PARASHIKIMI I SUPERKOMPJUTERIT/ Ja cili ekip ka shanset për të fituar Europa League…

Mançester Junajtid ngeli i zhgënjyer që u eliminua nga Liga e Kampioneve në fazën e grupeve, por ka një arsye për të festuar, sepse skuadra e Solskjaerit ka shanset më të mëdha për të triumfuar në Ligën e Europës në fund të këtij sezoni. Në fakt, superkompjuteri ka parashikuar se “Djajtë” do të fitojnë Ligën e Europës këtë sezon. Në fazën aktuale, atë të 1/16-ave, anglezët do të përballen me Sociedadin. Por, ata kanë 56% shanse për ta kaluar skuadrën spanjolle dhe prerë biletën në 1/8-at.

Shanset për të shkuar deri në finale dhe më pas për të triumfuar, ata i kanë 11%, më shumë se 31 ekipet e tjera të kësaj faze. Në fakt, sipas llogarive të superkompjuterit, fituesi i këtij dueli do të ngrejë trofeun. Spanjollët janë skuadra e dytë favorite për të shkuar deri në fund këtë sezon, me 8% shanse për të ngritur trofeun. Por, edhe për klubet e tjera angleze ka lajme të mira. Lestëri dhe Arsenali kanë që të dyja 7% shanse për ta fituar kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në Europë. Napoli gjithashtu ka 7% shanse për ta fituar trofeun, ndërsa pas ekipit të Hysajt renditet Totenhemi me 6%. Leverkuseni, Salcburgu dhe Roma kanë gjithashtu 6% shanse për të fituar turneun. Ajaksi, Milani, Vijareali dhe Lila, gjigantë të futbollit europian, kanë të gjitha 4-5% shanse për t’ia dalë.

Related posts

REAL MADRIDI KALON NË EPËRSI/ Shënon Ramos nga pika e bardhë (FOTO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Werner mendon largimin, Chelsea nis kontaktet me super sulmuesin

Delo.autor

“AI MUND TË JETË SHUMË I SHPEJTË, POR…”/ Kërceu 2.56 metra me kokë, veterani portugez injoron keq CR7

Delo.autor

Leave a Comment