Futboll Premier League Sport

KRIZË E THELLË TEK “TOPÇINJTË”/ Arsenal përgatit revolucionin, ja yjet dhe talentet që rrezikojnë…

Mund të ketë një revolucion të vërtetë verën e ardhshme tek Arsenal, me shumë yje që mund të largohen nga klubi, veçanërisht nëse nuk do të arrihet një kualifikim në Europë.

Situata ekonomike e Topçinjve nuk është nga më të mirat dhe pas lamtumirave të Ozil, Mustafi dhe Papastathopoulos dhe largimeve me formulën e huazimit të Kolasinac, Maitland-Nile dhe Willock, në verë mund të vijnë largime të tjera të dhimbshme.

I pari në listë është Alexandre Lacazette, kontrata e të cilit skadon në 2022-shin dhe që një rrogë shumë të lartë. Ose do të pranojë një ulje ose do të thotë lamtumirë, në mënyrë që klubi të mos e humbasë me kosto zero.

Më pas janë David Luiz, me kontratën drejt skadencës, dhe Lucas Torreira, aktualisht i huazuar tek Atletico Madrid, nga i cili Arsenal shpreson të fitojë 50 miluonë sterlina.

Kjo është ajo që shkruan The Sun, duke shpjeguar se edhe Reiss Nelson me Eddie Nketiah nuk e kanë të sigurt se mund të qëndrojnë.

Related posts

Chelsea përgatit 100 milionë euro për “yllin” e Real Madrid

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY-ARSENAL/ “Topçinjtë” barazojnë rezultatin, shënon Koscielny

Delo.autor

ANTONIO CONTE APO MOURINHO? Marotta bën aleancë me njërin prej tyre

Delo.autor

Leave a Comment