Futboll Ligue 1 Sport

“AJO PENALLTI ËSHTË NJË BARCELETË”/ Neymar pritet të dënohet nga UEFA, ja çfarë rrezikon ylli i PSG-së…

Neymar e ka ndjekur nga divani fitoren 4-1 të marrë nga PSG në Camp Nou kundër Barcelona-s.

O’Ney nuk është përmbajtur gjatë ndeshjes, duke shprehur gjithë zemërimin e tij për një penallti që, sipas tij, ishte e padrejtë.

“Ajo penallti është një barcaletë”, ka qenë komenti më pas i fshirë në Tëitter i brazilianit. Për të festuar golin e parë të Mbappe, ai ka shkruar: “Gol, dreqin”.

Komentet e tij kanë bërë bujë, jo vetëm në rrjetet sociale. Neymar mund të rrezikojë edhe një skualifikim për dy ndeshje nga Champions League.

Kodi i disiplinës i UEFA-s parashikon sanksione në rastin “e fyerjeve ose sjelljeve të tjera që shkelin rregullat e sjelljes”.

Nëse UEFA do të vendosë ta gjobisë, ylli i PSG mund të skualifikuar për dy ndeshje, që do të thoshte se ai do të mungonte për ndeshjen e kthimit kundër Barçës dhe takimin e parë të çerekfinales së PSG, nëse këta të fundit do të kualifikohen.

Related posts

Konflikti mes presidentëve të Superiores, në lojë hyn Komisioni i Disiplinës

Sadik.Autor

HISTORIA/ Tashmë largohet zyrtarisht nga Interi. Nga dashuria në urrejtje, me Ikardin “ikin” 124 gola

Delo.autor

Largimi i Hysajt çështje orësh, Ançelotti gjen zëvendësuesin e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment