Champions League Futboll Sport

PORTO-JUVENTUS/ Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet për marrë rezultatin pozitiv (FORMACIONET ZYRTARE)

Mbrëmjen e sotme do të luhet ndeshja e fazës së 1/8 të UEFA Champions League, Porto-Juventus.

Andrea Pirlo ka surprizuar me titullarët e zgjedhur, teksa ka lënë në stol Alvaro Moratan dhe Paulo Dybalan, me këtë të fundit që sapo është rikthyer nga dëmtimi. Në sulm do të luajë Cristiano Ronaldo, i cili do të mbështetet nga Kulusevski dhe Chiesa. Në mbrojtje dyshja e qendrës i është besuar Chiellini-De Ligt.

Sa i përket Portos nuk ka surpriza, me portugezët që i kanë shpresat te dyshja e sulmit Marega-Taremi. Në sfidën tjetër Sevilla-Dortmund, dy trajnerët kanë hedhur formacionet më të mira në fushë. Lopetegui i ka besuar Papu Gomez nga minuta e parë, i cili luan në sulm me Suson dhe En Nesyrin, ndërsa te Dortmund Haaland mbështetet nga Reus dhe Sancho.

FORMACIONET ZYRTARE:

Porto: Markesin, Pepe, Mbemba, Manafa, Zaidu, Oliveira, Uribe, Korona, Otavio, Marega, Taremi. Trajner: S. Konseisao

Juventus: Shezni, Kielini, De Ligt, Aleks Sandro, Danilo, MeKeni, Rabio, Kieza, Bentankur, Kulusevski, Ronaldo. Trajner: A. Pirlo

Related posts

NBA, Oklahoma dhe San Antonio në “playoff”

Sadik.Autor

“DO TË FIRMOSË SOT ME PSG-NË”/ Babai i Messit: Përgjegjësia e largimit? Zbulojeni tek Barcelona

Delo.autor

BARCELONA MERR LAJMIN E MIRË/ Messi rikthehet në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment