Basketball Sport

NBA, Oklahoma dhe San Antonio në “playoff”

Oklahoma City dhe San Antonio Spurs siguruan pjesëmarrjen në fazën e “playoff”-it në kampionatin e NBA.

Skuadra e Thunder mposhti në sfidën e saj të radhës Miami Heat me rezultatin 115-93. Si gjithmonë, Oklahoma i besoi Russell Westbrook në këtë ndeshje, me basketbollistin që e mbylli atë me 23 pikë, 18 topa në tabelë e 13 asist. Nuk mbetën pas në këtë takim as Paul George, autor i 27 pikëve dhe Carmelo Anthony me 11 pikë. Për Miami nuk mjaftuan 18 pikët e Richardon dhe 16 të Whiteside për të frenuar Oklahomën.

Ndërsa San Antonio mundi Sacramento Kings 98-85. Vendimtare për skuadrën teksane u bë perioda e katërt, kur Spurs zhvilluan një lojë praktikisht perfekte për të vulosur këtë fitore. Sacramento nga ana e tij e bëri lojën e vet, ku Cauley-Stein u shfaq në një formë të shkëlqyer, teksa shënoi 25 pikë e rrëmbeu 10 topa në tabelë, por që nuk i mjaftuan Kings që të evitojë humbjen. Për San antonion, LaMarcus Aldridge e mbylli ndeshjen me 15 pikë e 14 topa në tabelë, ndërkohë që spikatën edhe Ginobily e Gay, me 17 e 18 pikë të shënuar respektivisht.

Cleveland i realizoi parashikimet dhe fitoi ndaj New York 123-108. Si zakonisht, njeriu i ndeshjes për nënkampionët e NBA u bë LeBron James, i cili shënoi 26 pikë dhe dha 11 asist, ndërsa Kevin Love shënoi 28 pikë. Në krahun tjetër, New York konfirmoi në këtë ndeshje se po përjeton një sezon aspak pozitiv, edhe pse Beasley dhe Ntikilina shënuan respektivisht 20 dhe 17 pikë.

Related posts

Agjenda e kuqezinjve/ Më 19:00 mbledhje taktike, Panucci ndan mendjen për formacionin

Isa.Autor

PAS RINOVIMIT TË KONTRATËS/ Simeone zbulon pse vendosi të qëndrojë në Madrid

Delo.autor

KORONAVIRUSI NJË PREJ GJËRAVE TË “ÇMENDURA”/ 15 ngjarjet që e tronditën botën e sportit këtë fillim vit

Delo.autor

Leave a Comment