Futboll Seria A

Dështoi tek Interi, por në Brazil po çmenden nga Gabigol

Gabriel Barbosa në janar u rikthye në Brazil te Santos pas periudhës së keqe të kaluar në Europë, si me Interin ashtu edhe me Benfikën.

Dështimi më i bujshëm në Itali i sezonit të kaluar duket se ka rigjetur veten, pasi deri më tani ka shënuar 3 gola me Santosin.

Me golat duket se ka ardhur jo vetëm qetësia, por edhe një sukses i jashtëzakonshëm në fushën e marketingut.

Siç ka bërë të ditur “GloboEsporte”, lojtari po regjistron shifra mbi normalen në marketingun e klubit brazilian. 30% e shitjeve totale vijnë nga fanella e Gabriel, gjë që tregon sa shumë e duan tifozët e Santos.

Në dy javët e fundit numri i fanellave të shitura ka arritur 50% e totalit të shitjeve.

Related posts

Letra prekëse për Astorin: “Më prit kur të vijë ora ime”

Q.Autor

I “THUR” ELOZHE/ Gatusso: Të rrallë lojtarët si Hysaj, ka shtatë vite që luan kështu

F.autor

Chelsea kërkon dhe 3 lojtarë për ta “blinduar” skuadrën

Q.Autor

Leave a Comment