Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

U LARGUA NGA RUSIA PAS 5 SEZONESH/ Prezantimi i mesfushorit Roshi tek skuadra e re, nis aventura “e acartë” hungareze e “raketës” (FOTO)

Odise Roshi lë Rusinë pas pesë vitesh. Mesfushori i Kombëtares është prezantuar dje si lojtari më i ri i skuadrës së Diosgiorit në elitën e futbollit hungarez.

Pasi mbërriti në Hungari një ditë më parë, dje mesfushori kuqezi kreu testet dhe menjëherë sapo bëri prezantimin, u është bashkuar shokëve të skuadrës në stërvitje. Mesfushori me tipare të avancuara, do të jetë i huazuar te skuadra hungareze deri në fund të këtij edicioni.

AVENTURA E ACARTË

Roshi la Rusinë për skuadrën e vendit të fundit në Hungari. Kjo e bën edhe më të ashpër luftën për objektiva që ka tashmë mesfushori fierak.

E si të mos mjaftojë zona “e ngrirë” ku gjendet ekipi në vend të fundit, me diferencë prej pesë pikësh nga skuadra e vendit të dhjetë që shpëton, që në seancën e parë stërvitore fieraku është përballur me reshje dëbore me hungarezët e Diosgiorit.

FORMA

Roshi ka kryer një fazë të plotë përgatitore me skuadrën e Akhmat Groznit. I rikthyer nga një dëmtim në kavilje, që nga ndeshja e fundit me Kombëtaren, lojtari kuqezi duket se është i gatshëm për të djegur etapat e rikuperimit në kërkim të minutave në Hungari dhe në kërkim të formës së tij më të mirë.

Për “Panorama Sport”, lojtari i Kombëtares shpjegoi se zgjedhja për të luajtur në Hungari ishte e diktuar edhe nga Kombëtarja, për të cilën fieraku do të synojë që të rifitojë formën e tij më të mirë për të qenë i gatshëm për edicionin e ri të kualifikueseve drejt Botërorit “Katar 2022”. “Raketa” është nga ata lojtarë shpërthyes që sa herë është aktivizuar, bën diferencën me shpejtësinë dhe veprimet e tij sulmuese me kuqezinjtë.

Related posts

“HAJDE ZVICËR”/ Gazeta HELVETIKE me titull shqip para ndeshjes me Suedinë

Isa.Autor

PAS BARAZIMIT ME INTERIN/ Chiellini deklaron: Dëshmuam se jemi më të fortit, pavarësisht…

Delo.autor

PARTNER IDEAL PËR CR7/ Juventusi do të rinovojë me 33-vjeçarin, ja përfitimet e çmendura

Delo.autor

Leave a Comment