Futboll Kategoria Superiore Sport

HETIMI PËR BYLIS-TIRANA/ Shikoni momentin kur gjyqtari futet në FSHF për të dëshmuar (VIDEO)

Ora e gjyqit, apo epoka para gjyqit. Pas llomotitjeve dhe akuzave lart e poshtë, në federatë paraqiten sot aktorët e sfidës së Kupës së Shqipërisë me Bylisit dhe Tiranës. Para Komisionit të Etikës do të rreshtohen dy presidentët, Besnik Kapllanaj, Refik Halili.

Po kështu në bankën e pyetjeve do të jenë edhe gjyqtarët e ndeshjes, Juxhin Xhaja, Ilir Tartari, Nertil Bregasi, Ardian Beqiraj vëzhguesi Albano Janku dhe delegati Besnik Çela. Veç dokumentacionit, zyrtarët e klubit do të japin dëshmitë e tyre dhe çfarë kanë parë në sfidën e së enjtes së kaluar mes Bylisit dhe Tiranës, takim ky i luajtur në Kupën e Shqipërisë, por i dyshuar si i vënë në pazar për shkak të basteve.

Ndërkohë “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video kur gjyqtari, Juxhin Xhaja, ka mbërritur në FSHF, për të dëshmuar në lidhje me atë që ndodhi.

Çfarë ndodhi – Bylisi mundi Tiranën me përmbysje në sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Me rezultatin 2-1 dhe falë golave të Muratajt kundrejt rrjetës së Hasanit, ballshiotët janë përpara në sfidën me dy takime të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Ka qenë një ndeshje e çmendur dhe e habitshme, sepse skuadrat ndryshojnë si me shkop magjik nga pjesa e parë në të dytën, aq sa Bylisi jo vetëm që përmbys sfidën, por mund t’u kishte shënuar 10 gola bardhebluve. Në fund të pjesës së parë, kompanitë e basteve të ligjshme dhe jo, kuotojnë fitoren e Bylisit më të favorizuar, aq sa lajmi merr dhenë dhe në fund sfida mbyllet siç ishte parashikuar nga bastexhinjtë.

Related posts

KALENDARI/ UEFA nxjerr datat e edicionit të ri, quajeni një Champions… “ekspres” (TABELA)

F.autor

Presidenti i Santos nxjerr zbuluar Real Madridin, Barça shpreson për talentin

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ UELLS/ Në Cardiff-it dëgjohet himni shqiptar, Reja bën dirigjentin ndërsa lojtarët praktikojnë zërin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment