Futboll

Pochettino: Dembele si Ronaldinho dhe Maradona

Mauricio Pochettino nuk i kursen komplimentat dhe superlativat. Madje as ato të ekzagjeruara. Në konferencën për mediat, në fakt, trajneri i Tottenham ka folur në mënyrë të veçantë për Moussa Dembélé, mesfushorin e përfaqësueses belge në pronësi të klubit të Spursave. Trajneri Pochettino nuk ka përdorur rrugë të mesme, përkundrazi, e ka krahasuar futbollistin e tij me legjendat absolute të futbollit botëror.

“Vetëm unë mund të flas për atë, sepse e njoh shumë mirë. Disa përdorin fjalët e mia për ta përshkruar si një gjeni. Unë e vendos përkrah Ronaldinhos, Maradonës dhe Okocha. Kam qenë shumë me fat që kam luajtur me ata. Për mua Dembélé është njëri prej talenteve më të mëdha në historinë e futbollit. Ishte e vështirë për atë që të gjente formën optimale, por tani është në një moment të pabesueshëm”, deklaroi trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino.

Related posts

Dëmtimet s’kanë të mbaruar te Juventusi: Mallkimi godet edhe mbrojtësin

Q.Autor

Manchester United, Mourinho: Nuk ka asnjë kuptim ta shesim De Gean

Q.Autor

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Emocione pafund në Lisbonë, Perisic kalon sërish në epërsi gjermanët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment