Futboll Sport

ZYRTARE/ Porto nis vrullshëm merkaton, rrëmben brazilianin e shumëkërkuar

Porto duket se nuk humbet kohë dhe pas suksesit ndaj Juventus në Champions League, arrin një tjetër fitore, kësaj here në merkato. Klubi nga “Dragao” ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e Pepe.

Eduardo Gabriel Aquino Cossa, i njohur si Pepe, është blerë nga Gremio për 15 milionë euro dhe kalimi i tij në Portugali do të bëhet në fillim të muajit korrik.

Pepe ka firmosur për Porton deri në vitin 2026. Braziliani, i cili luan si sulmues i majtë kërkohej edhe nga disa klube të tjera evropiane, por ai ka vendosur të zgjedhë Porton, që duket se i ka garantuar edhe një vend fiks në formacionin titullar.

Related posts

E BUJSHME/ Akuzoi arbitrat pro-Madrid, ja sa rrezikon të dënohet mbrojtësi Pique…

Delo.autor

ËSHTË “STROFULLA E TIJ”/ Ronaldo “ndez motorët” për Champions: Tani vjen faza më e…

Isa.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Të dy klubet e mëdha kërkojnë triumfin, ja si kuotohet derbi në baste…

Delo.autor

Leave a Comment