Futboll Seria A Sport

PËRDORI FJALË BLASFEMIKE NDAJ SHOKUT TË SKUADRËS/ Veterani Buffon mëson vendimin përfundimtar nga Gjykata Kombëtare

Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon është gjobitur me 5 mijë euro nga Gjykata Federale Kombëtare. Gardiani legjendar i futbollit Italian dhe botëror u hetua për përdorim të fjalëve blasfemike gjatë sfidës së 19 dhjetorit të vitit të kaluar kundër Parmës. Megjithëse, ai rrezikonte të pezullohej me një ndeshje. Ditën e sotme, gjyqtari i çështjes vendosi vetëm ta gjobiste 43-vjeçarin.

Në atë sfidë të Serisë A, Bufon u kap nga kamerat e stadiumit duke përdorur fjalë blasfemike ndaj shokut të skuadrës Manolo Portanova. Për të njëjtën shkelje, futbollisti i Romës Brajan Kristante dhe ai i Lazios Manuel Laxari janë përjashtuar me nga një takim.

Related posts

“PËRKULUNI PËRPARA ARMANDO BROJËS”/ Ekipi i Sauthemptonit çmendet me klasin e shqiptarit

F.autor

NUK TREGOHEN ASPAK TË MËSHIRËM/ Shikoni disa nga momentet kur gjyqtari e pëson më keq se boksieri në ring (VIDEO)

Delo.autor

PREZANTOHET TEK MILAN/ Meite: Kam ardhur për të ndryshuar karrierën time. Ky futboll më pëlqen shumë

Delo.autor

Leave a Comment