Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“MEZI PRES DITËN QË DO TË VDESËSH”/ Futbollisti i Kombëtares shqiptare merr mesazhin e tmerrshëm në rrjetet sociale

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi, ka marrë një mesazh të tmerrshëm, në rrjetin social “Instagram”.

Kjo gjë është zbuluar nga gazetar i “Sky Sport News”, Antoni Jozef, i cili ka ndarë në llogarin e tij të “Twitterit”, lajmin se në “Instagramin” e Kamberit, ka mbërritur një mesazh me tekstin: “Mezi pres ditën që do të vdesësh”.

Gjithashtu bëhet e ditur se “Sky Sport News” ka kontaktuar Instagram për të marrë informacion nëse është marrë ndonjë masë për këtë që ka ndodhur. Dyshohet se mesazhi i tmerrshëm, shqiptarit, i është dërguar nga një tifozi i Sëlltik, por nuk ka asnjë konfirmim.

Vlen të theksohet fakti se Florian Kamberi ishte një nga lojtarët më aktivë në ndeshjen kundër Sëlltik, teksa goditi shtyllën dhe iu afrua golit, duke marrë një vlerësim tepër pozitiv, pavarësisht se skuadra e Aberdinit u mposht me rezultatin 1-0.

Related posts

A DO LUAJË SHAQIRI NË BEOGRAD?/ Liverpool merr vendimin, Klopp sqaron

Isa.Autor

Protesta e opozitës, FSHF ndryshon kalendarin e javës së 17-të

Q.Autor

“PLAS” TEK JUVENTUS/ Tifozët kontestojnë me parulla klubin “bardhezi”, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment