Futboll Seria A Sport

AKSIDENT I RËNDË NË ITALI/ Drejtori i klubit të Serisë A në gjendje kritike për jetën

Drejtori i klubit të Kaljarit, Andrea Kosu ka pësuar aksident të rëndë automobilistik ditën e sotme në Sardenjë. Sipas mediave italiane, 40-vjeçari u përplas në rrugën Statale 554 në Selargius të Sardenjës.

“Sky Sport Italia” shton se ish-mesfushori ka pësuar fraktura në kokë dhe në pjesët e tjera të trupit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Andrea Kosu ka luajtur gjatë karrierës me Veronën, Olbianin, por spikati si futbollist i Kaljarit. Pas tërheqjes nga futbolli, Kosu u emërua drejtor sportiv i Kaljarit.

Related posts

PO SHKËLQEN NË SUPERIORE/ Portieri Hoxha nuk pëson gol prej 6 ndeshjesh, por ja kush e mban rekordin…

Delo.autor

Futbolli shqiptar është në koma, komedia e radhës nga Kategoria e Dytë

Sadik.Autor

Ndeshje historike për Kosovën/ UJKANI duket i kënaqur me një pikë: E kemi merituar

Isa.Autor

Leave a Comment