Futboll Premier League Sport

Arsenal pranë akordit me Dortmund për qendërmbrojtësin

Arsenal shpreson ta mbyllë shpejtë operacionin për mbrojtësin grek të Borussia Dortmund Sokratis Papastathopoulos.

Klubi londinez ka ofruar 14 milionë euro për 29-vjeçarin por Dortmund vazhdon të këmbëngulë te 18 milionë euro.

Drejtori i rekrutimeve Sven Mislintat kërkon t’i japë Unai Emery një opsion për të punuar në pikën më të dobët të ekipit.

Bisedimet vazhdojnë prej disa javësh tashmë dhe pritet që shumë shpejtë dy klubet të bien dakord.

Arsenal ka një buxhet të limituar dhe gjithashtu po sheh të shesë disa lojtarë për të rritur financat. Topçinjtë mbeten të interesuar për Calgar Soyuncu të Freiburg dhe Jonny Evans të West Brom.

Gjithashtu është diskutuar edhe një transferim i portierit të Sevilla-s Sergio Rico.

Related posts

(FOTO) ARGJENTINË/ Sulmuesi pëson dëmtime të rënda nga fishekzjarrët

Q.Autor

ZBULOHET “TOP 11″/ “L’Equipe” shpall formacionin më të mirë të vitit, surprizë me Messin dhe Ronaldon

Delo.autor

Real Madrid, Perez përgatit revolucionin

Sadik.Autor

Leave a Comment