Futboll

Pas 12 vjetësh, Behrami ndahet nga gruaja e tij Elena

12 vjet ishin bashkë, në vija të trasha dhe të holla. Ata kanë dy vajza së bashk. Tani, ylli
shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami (32 vjeç), njofton ndarjen nga partnerja
e tij, Elena. Këtë lajm, Behrami ka dashur ta ndajë edhe për shokët dhe ndjekësit e tij në
Twitter: “Me këtë dëshiroj të shpjegoj se marrëdhënia ime emocionale me Elena
Bonzani ka mbaruar pas 12 vjetësh. Do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që të mos ketë
spekulime të pakëndshme rreth situatës sonë, sepse nuk do të bëjmë deklarata të
mëtejshme. Unë kërkoj respektin maksimal për këtë kërkesë”. Valon Behrami luan për
Udinese, që nga vera e vitit të kaluar.

 

“Qetësia dhe e ardhmja e fëmijëve të mi tani është një përparësi absolute për mua”, – ka sqaruar më tej futbollisti i 76 ndeshjeve me kombëtaren helvete. Kujtojmë se Valoni luajti te Lazio në Romë, ku u njoh ku u njoh me Elena. I dashuri i tij u zhvendos me të nga qyteti i dashurisë në Londër, Firence, Napoli, Hamburg, Watford dhe në fund në Friuli.

Related posts

U SHPALL LOJTARI MË I MIRË I NDESHJES/ Bernard Berisha surprizon me dedikimin special (FOTO)

Delo.autor

Laurent Blanc te Chelsea e kryer! Zyrtarizmi punë orësh

Sadik.Autor

”El Clasico”/Reali dhe Barça nuk kursejnë asnjë yll

Sadik.Autor

Leave a Comment