Futboll

Historia e pazakontë e Eto: Ndihmova një të panjohur me 4500 euro dhe pas një viti u shtanga

Samuel Eto ka mbërritur në Turqi për të veshur fanellën e skuadrës së Koniasporit. Në një intervistë interesante, sulmuesi ka zbuluar një anekdotë të veçantë të dhjetë viteve më parë.

“Në atë periudhë kam qenë në Bregun e Fildishtë. Një ditë, pasi kisha bërë Pazar me gruan, një person kërceu sipër taksisë ku isha unë. Mendova se do më sulmonte e u tremba, por ai më qetësoi me mirësjelljen e tij. Dua të të pyes për një gjë, – më tha, – e më pas je i lirë të thërrasësh policinë” – shpjegon Eto.

“Më shpjegoi se parkonte makinat, se kishte disa projekte dhe ëndrra, por se askush nuk donte ta ndihmonte ekonomikisht, – ka kujtuar Eto’o. – Pasi e dëgjova, i dhashë një cek prej 4.500 eurosh dhe i thashë të këmbenim numrat e telefonit sepse do të kthehesha në Abidjan pas 12 muajsh dhe nëse do ta kishte shumëfishuar shumë që i dhashë do ta ndihmoja me të vërtetë”.

“Dy muaj para se të kthehesha në Bregun e Fildishtë, në 2008-ën, më telefonoi dhe më tha se i kishte shumëfishuar paratë. E takova përsëri në Abidjan dhe më tregoi dyqanin që kishte hapur me vegla pune dhe që e drejtonte vetë. U ndjeva krenar për të, njerëz të tillë të shtyjnë t’i ndihmosh. E ndihmova përsëri dhe ai punësoi 25 të rinj aty”.

Related posts

MERKATO E KOSOVËS/ Të kuqtë e Partizanit duan ish-yllin e Skënderbeut

Delo.autor

Zimone Zaza objektiv i Milanit, Valencia do 20 milionë euro

Isa.Autor

ËSHTË MË I MIRI NË BOTË/ Chiellini zbulon SULMUESIN më të FORTË në zonën e 16 metrave

Isa.Autor

Leave a Comment