Futboll Seria A Sport

PAS YLLIT IBRAHIMOVIC/ Dybala mesazh sensibilizues: Vendoseni maskën, mos e nënvlerësoni virusin (VIDEO)

Pas Zlatan Ibrahimoviç me krahinën e Lombardisë, tani më edhe Paulo Dibala ka ʺzbriturʺ në betejë kundër koronavirusit, duke kryer një video për krahinën e Piemontes.

Sulmuesi i Juventusit ka bërë një mesazh sensibilizues për të gjithë duke deklaruar se nuk duhet nënvlerësuar ky virus dhe të gjithë të përdorin maskën: ʺMos ta nënvlerësojmë këtë virus: ky virus fitohet vetëm nëse jemi një skuadër. Vendoseni maskën, duke mbrojtur veten tuaj, mbroni dhe të tjerët. Së bashku do tʼia dalim!ʺ, ka thënë Dibala në këtë mesazh.

Kujtojmë se numri ʺ10ʺ i Juventusit është infektuar një herë nga COVID-19 në marsin e këtij viti.

Related posts

Pas interesimit të United, Chelsea merr vendimin për Eden Hazard

Q.Autor

MESSI NUK “NDAHET” NGA FUTBOLLI/ Ja çfarë bën në shtëpi me djemtë e tij (VIDEO VIRALE)

F.autor

NUK DO TA BESONI/ Falë MAMASË së Paqueta vijnë edhe 2 SUPER lojtarë tek MILANI

Isa.Autor

Leave a Comment