Futboll

Man City dhe Man United insistojnë për Kroosin

Gjigantët e Premierligës e duan me çdo kusht Toni Kroosin në Angli.
Manchester United dhe Manchester City do të ‘luftojnë’ për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Toni Kroos, raporton El Confidencial, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori gjerman është gati për një sfidë të re pas katër sezoneve në Spanjë. 28 vjeçari beson se tani është koha që të provojë fatin edhe në Premierligë.

Pep Guardiola e ka menaxhuar Kroosin për një sezon te Bayern Munichu dhe sikur me Alexis Sanchezin, duhet të luftojë kokë më kokë me Jose Mourinhon për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit të Los Blancos, që ka fituar dy Liga të Kampionëve me Realin.

Kroos ka bërë 176 paraqitje për Realin deri më tani, duke shënuar 11 gola – teksa ka fituar më shumë se 10 tituj me Los Blancos.

Related posts

HIDHET SHORTI NË EUROPA LEAGUE/ Manchester United pjesë e grupit të vështirë, ja kundërshtarët

Delo.autor

“Fenomeni”: Messi e Ronaldo? Unë rivalizoja me Zidane, Figo dhe Ronaldinho

Q.Autor

TREGON BISEDËN ME IGLI TAREN DHE ZBULON TË ARDHMEN/ Sulmuesi Muriqi: Do luaj për…

Delo.autor

Leave a Comment