Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED-NEWCASTLE/ Pas një asist të dhuruar nga Maguire, Saint-Maxim rihap sfidën ndaj “Djajve të Kuq” (VIDEO)

Është mbyllur 1-1 pjesa e parë e Manchester United-Newcastle, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të të Premier League.

Pas golit të bukur të Rashford, që ka kaluar në avantazh vendasit në minutën e 30-të, bardhezinjtë janë kundërpërgjigjur në të 36-ën me Saint-Maximin.

Francezi ka mposhtur De Gea-n me një goditje të bukur fluturimthi brenda zonës së rreptësisë.

“Asisti” është dhënë nga Harry Maguire, mbrojtësi më i shtrenjtë i historisë së futbollit, që i ka kushtuar Djajve të Kuq 87 milionë euro në 2019-ën.

VIDEO

Related posts

RENDITJA E KLUBEVE ME FITIM TË LARTË/ “Los Blancos” kap fronin e pushtetit ekonomik, Barcelona ngjit shkallët (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Alexis Sanchez zbulohet… aktor. Sulmuesi i Inter debuton në filmin…

Delo.autor

MBI PYETJEN E RONALDOS QË BEFASOI TË GJITHË SKUADRËN/ Ylli Morata: Askush nga ne nuk e dinte…

Delo.autor

Leave a Comment