Futboll Seria A Sport

DOLI ME KARTON TË KUQ NË MINUTËN E 26-TË ME NAPOLIN/ Trajneri Gasperini: Arbitrimi ishte kundër nesh, i thashë gjyqtarit…

Trajneri i Atalantës, Xhan Piero Gasperini u detyrua ta ndiqte ndeshjen kundër Napolit nga tribuna e stadiumit të Bergamos pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të.

63-vjeçari protestoi ashpër ndaj gjyqtarit kryesor Marko Di Belo për një penallti të mundshme të padhënë në favor të skuadrës së tij. Bëhet fjalë për një episod kur lojtari i Napolit, Mario Rui ndërhyri ndaj Mateo Pesinës të Atalantës.

Pas ndeshjes, Gasperini nuk e fshehu zemërimin për gjykimin e sfidës së fituar nga ekipi i tij 4-2. Ai theksoi se arbitri Di Belo u bë pengesë për skuadrën bergameske.

“Arbitrimi ishte një pengesë e madhe për ne sot së bashku me kundërshtarët. Incideti Rui-Pesina? Kishte mjaft momente të tjera që nuk ishin kaq decizive sa ky. I thashë arbitrit që ishte penallti sepse e dallova qartë nga 70 metra larg nga zona, jo më në distancë të afërt. Ishte një shenjë e keqe që sot u ndëshkova me karton të kuq, si dhe Robin Gosensi që u ndëshkua me karton të verdhë”, deklaroi pas ndeshjes me Napolin për “Sky Sport Italia” trajneri Gasperini.

Related posts

PAS BARAZIMIT NDAJ NEWSCASTLE/ Dorëzohet trajneri Klopp: Nuk e meritojmë Champions League

Delo.autor

COUTINHO DREJT LARGIMIT NGA BARCELONA/ Ja dy klubet e mëdha të Premier League që kërkojnë yllin brazilian…

Delo.autor

KUJTON MOMENTIN MË TË VËSHTIRË NË KARRIERË/ Xabi Alonso: Humbja 5-0 ndaj Barçës, doja të ikja pas 20 minutash

Delo.autor

Leave a Comment