Futboll

Valverde për Arthurin: “Mendova se ishte aktor”

Valverde ka bërë shaka me gazetarët në konferencë për media, kur është pyetur për Arthurin që sipas mediave braziliane, është shumë afër kalimit në “Camp Nou”.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, i është shmangur pyetjes për interesimin për mesfushorin e Gremios, Arthur, duke thënë se fillimisht mendoi se po pyetet për ndonjë aktor.

Kur u pyet për Arthurin, Valverde tentoi t’i bindë gazetarët duke u përgjigjur me injorancë.

“Arthur? Si ishte mbiemri i tij? Mendova se ai ishte aktor. Ai është në një tjetër ekip, e kam shikuar, si shumë të tjerë”, u përgjigj Valverde.

Mediat braziliane vazhdimisht janë duke raportuar se Arthur është shumë afër kalimit në “Camp Nou” për 40 milionë euro.

Related posts

FTON ME STIL TALENTIN HAALAND/ Pique: Rri larg Mbapessë, nëse do “Topin e Artë”

Delo.autor

PAS AKUZËS PËR PËRDHUNIM/ Sponsorat e Neymar tërheqin reklamat

Delo.autor

CHAMPIONS/ Bale shënon gol ëndrrash, por fatkeqësisht… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment