Futboll

Lewandowski në Madrid? Kështu përgjigjet Heynckes

Jupp Heynckes beson se Robert Lewandowski do të vazhdojë të qëndrojë në “Allianz Arena”.
Jupp Heynckes ka thënë se “nuk mund ta imagjinoj” Bayern Munichun duke planifikuar shitjen e Robert Lewandowskit, pasi sulmuesi ndërroi agjentin, duke shtuar zërat që e lidhin me një transferim te Real Madridi.

“Mendoj se nuk është asgjë e gabuar nëse lojtari ndërron agjentin, nuk mund ta gjykojmë për këtë”, u shpreh Heynckes.

“Kjo nuk do të thotë asgjë, i njoh shumë mirë zyrtarët e klubit dhe e di se çfarë kam dëgjuar nga ta”.

“Bayerni nuk është klub që i shet më të mirët. Lojtarët e mirë qëndrojnë në Bayern. Nuk mund ta imagjinoj që ekziston një mundësi sado e vogël që ai të largohet nga Bayerni”, shtoi Heynckes.

Related posts

“TRIPLETA PËR KËTË SEZON”/ Festë “HOT” pas fitores së TITULLIT nga Man City (VIDEO)

F.autor

Ja si do të transformohet Botërori për Klube…

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Klubi i Kategorisë së Dytë nis merkaton, prezanton 4 afrime të reja brenda ditës

Delo.autor

Leave a Comment