Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Kampionët e Europës mposhtin me “POKER” Lazion në Romë

Nuk ka histori! Lazio është tepër e vogël për Bayern Munich që si një uragan përplaset në Romë dhe thyen 4-1 skuadrën e Inzaghit…

Që do të ishte një natë e gjatë dhe e hidhur u dallua që pas 10 minutash kur Musacchio bëri gafën e madhe për t’i kthyer top Reina dhe ia fali Lewandowskit, që nuk fali por realizoi golin e tij të 72-të në Champions duke u vendosur pas Ronaldos dhe Messit.

Më pas do të vinte edhe goli i dytë me Musiala, talenti i ri 18-vjeçar i ekipit të Hansi Flick, që pas pasimit të bukur nga Goretzka do të godiste perfekt në këndin e poshtëm të portës së Reina.

Lazio tentoi të reagonte por ishte gati e pamundur, aq sa pësoi edhe golin e tretë me Sane këtë herë që përfitoi nga kthimi i topit të Reina pasi priti goditjen e Coman.

Pjesa e dytë nisi si mos më keq dhe Acerbi shkaktoi autogol. Correa shënoi menjëherë për Lazion golin e 1-4 por më pas ishte thjesht menaxhim nga Bayern dhe disa shkëndija me Immobile dhe Lewandowski që nuk prodhuan më gola.

Related posts

“PËRQËNDRIMI ËSHTË JETIK NË FUTBOLL”/ Solskjaer: Jemi gati për etapën e fundit

Delo.autor

 Memushaj dhe Hysaj nxorrën zbuluar PANUCCIN, dinim të bënim vetëm një skemë…

Isa.Autor

NJË TJETËR POLAK NË “SAN SIRO”/ Milan gati “goditjen” e radhës në Angli tek…

Delo.autor

Leave a Comment