Futboll Premier League Sport

RRËFEN MBI TË ARDHMEN E TIJ/ Rodriguez i dëshpëruar: Nuk më duan më. Të shkoj në Kolumbi? Nuk mendoj…

James Rodriguez po paraqitet mirë në Premier League me fanellën e Everton, në krah të trajnerit Carlo Ancelotti. Megjithatë, ai nuk është edhe aq entuziast për eksperiencën angleze.

Pas zërave për pakënaqësitë për ritmin e kampionatit anglez dhe lojën fizike të kampionatit, ka qenë vetë kolumbiani që ka folur për të ardhmen e tij në një lidhje direkte në Twitch TV.

Në lidhje me një kthim të mundshëm te Real Madrid: “Jo, nuk do të kthehem në Spanjë. Në Madrid nuk më do më asnjeri, kështu që e përjashtoj këtë mundësi”, ka thënë Rodriguez.

Atëherë, ku mund ta vazhdojë karrierën 29-vjeçari pas Everton-it? Ndoshta në atdhe:

“Të shkoj në Kolumbi? Nuk është në planet e mia. Por askush nuk mund ta dijë se çfarë mund të ndodhë në 2, 3 ose 4 vite. Jeta dhe futbolli mund të marrin shumë kthesa, por nuk besoj”.

Related posts

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea shkëlqen në Premier, Ziyech dhe Werner me shifra të frikshme

Delo.autor

Ka ndrydhur qafën, Gjermanisë do t’i mungojë një nga mbrojtësit…

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Charles Leclerc siguron “pole” edhe në Monza, Vettel ndjek dy makinat Mercedes

Delo.autor

Leave a Comment