Futboll Premier League Sport

“AI ËSHTË NJË LOJTAR I MADH/ Trajneri Bielsa: Preferoj që më të mirët të luajnë kundër nesh sepse…

Ka dëshirë të sfidojë gjithmonë më të mirët.

E ka thënë hapur Marcelo Bielsa, trajneri i Leeds, në prag të sfidës së kampionatit kundër Aston Villa-s. Trajneri, siç ka bërë të ditur, BBC, ka komentuar mungesën e mundshme të rivalit Jack Grealish.

“Ai është një lojtar i madh që mund të zhvendosë ekuilibrat. Prania e lojtarëve me talent si ai në skuadrat kundërshtare mund të jetë një mënyrë që mund të na ndihmojë të përmirësohemi si ekip”, ka thënë argjentinasi.

“Personalisht preferoj gjithmonë që kundërshtarët tanë të kenë lojtarët më të mirë në ndeshjet kundër nesh, sepse edhe nëse kjo gjë i bën më të rrezikshëm, është njëkohësisht një stimul për ne të përballemi me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe të përmirësohemi”.

Related posts

ISHTE PERFEKT NDAJ BENEFIKËS/ E gjithë Europa në garë për yllin e mbrojtjes së Interit

F.autor

Ka më shumë se 10 vite te Man City, Guardiola do rinovimin e 32-vjeçarit

Isa.Autor

VIDEO/ Zidane e zëvendësoi, Ronaldo ia nxjerr inatin kameramanit

Q.Autor

Leave a Comment