Futboll Seria A Sport

SHTOHEN TELASHET PËR GATUSSON/ Pas eliminimit nga Europa League, trajneri i Napolit e pëson nga…

Federata Italiane ka gjobitur me 3 mijë trajnerin e Napolit, Xhenaro Gatuzo. Komisioni Disiplinor arriti në përfundim se tekniku i të kaltërve ka përdoru shprehje blasfemike gjatë ndeshjes së kampionatit Krotone-Napoli në 6 dhjetor.

Referuar rregullores së futbollit italian, Gatuzo duhet të paguajë 3 mijë euro gjobë.

“Duke ndjekur procedurën ankimuese dhe arritjen e marrëveshjes, trajneri i Napolit Xhenaro Gatuzo gjobitet me 3 mijë euro. Tekniku ka shkelur nenin 4, paragrafi 1 dhe nenin 37 të Kodit të Drejtësisë Sportive duke përmendur shprehje blasfemike gjatë ndeshjes Krotone-Napoli në 6 dhjetor 2020”, shkruhet në vendimin e Federatës Italiane.

Kjo është një tjetër “shuplakë” për teknikun italian pas eliminimit të djeshëm nga Granada në Ligën e Europës.

Related posts

Armando Duka: Keqardhje për Vllazninë, verdiktin e dha fusha

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen “thumbon” sërish: Respekt për Hamilton, por me atë Mercedes fitojnë të gjithë

Delo.autor

Zidane: Asgjë nuk kisha planifikuar pas Realit, aktualisht jam duke…

Sadik.Autor

Leave a Comment