Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Mesfushori nuk gjen akordin me Liverpool, Inter përgatit sulmin për ta marrë në Milano. Ja emri…

Mundësitë që Xhorxhino Vajnaldum të qëndrojë në Liverpul po pakësohen gjithmonë e më shumë. Klubi i “Merseyside” i ka ofruar mesfushorit një kontratë (ajo aktuale skadon këtë qershor) kushtet e të cilës për momentin nuk janë pranuar, pasi ka distancë mes ofertës dhe kërkesës.

Lojtari holandez ka qenë pjesë thelbësore e skuadrës së Jyrgen Klopit që nga transferimi në “Anfield” në vitin 2016 dhe këtë sezon ka regjistruar 23 paraqitje, por aspekti ekonomik po e largon nga Premier Liga.

Ndër klubet e para të interesuara është Barcelona, që mbetet ende favorite, por së fundmi në garë për 30-vjeçarin kanë hyrë edhe PSG-ja dhe Interi. Në veçanti, Antonio Konte do të dëshirone te zikaltrit një mesfushor me karakteristikat e Vajnaldum, pasi verën e kaluar nuk arriti të transferonte të preferuarin N’Golo Kante. Holandezi përfiton aktualisht rreth 4,5 milionë euro në sezon.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Konfirmohet “El Classico” e parë e sezonit, luhet në orar të pazakontë

Delo.autor

Gattuso optimist pas “pokerit”, Milan shënjestron zonën Champions (FOTO)

Q.Autor

NIS “REVOLUCIONIN” E MADH/ Milan ofron dyfishin e rrogës për drejtorin e sportiv…

Delo.autor

Leave a Comment