Futboll Sport

MERRET VENDIMI I PARË/ Çështja për provimin fals. Testuesi i Luis Suarez, pakt për 1 vit burgim

Është marrë një vendim i parë lidhur me çështjen e Luis Suarezit dhe provimin farsë në Universitetin për të Huaj të Peruxhës për marrjen e nënshtetësisë italiane.

Profesori Lorenco Roka, pjesëtar i komisionit që mori në pyetje sulmuesin uruguaian, vendosi pakt për një vit burgim me kusht, për zbulim të sekreteve zyrtare dhe falsifikimit.

Prokuroria e Peruxhës kishte pranuar paktin. Profesori Roka ishte hetuar në konkurs me rektoren Xhuliana Grego Boli, profesoreshën Stefania Spina dhe drejtorin e përgjithshëm Simone Olivieri, për testin e mbajtur nga Suarez, 17 shtatorin e kaluar. Është tërhequr kështu masa paraprake e pezullimit për 8 muaj. Lajmin e kanë përcjellë mediat lokale.

Related posts

Disa skuadra të mëdha në Evropë shfaqin interes për Donis Avdijaj

Sadik.Autor

Yjet shqiptarë përballë pesë herë kampionëve të Botës

Sadik.Autor

ANDREA AGNELLI FESTON 45-VJETORIN/ Juventus i bën një urim special: Fitorja më e rëndësishme është…

Delo.autor

Leave a Comment