Futboll Sport

JUVENTUSI VENDOS PËR TË ARDHMEN E XHIXHI BUFONIT/ Ja çfarë do të ndodhë me legjendën bardhezi

Xhanluixhi Bufon, është një nga portierët aktivë me moshën më të madhe në futbollin elitar. Legjenda e klubit bardhezi nuk e mendon aspak të tërhiqet.

bufon juventus
Pavarësisht se në vitin 2018, vendosi të largohej nga Juvja, drejt PSG, kampioni i botës në vitin 2006, vendosi, të rikthehej, një vit më vonë, te Zonja e Vjetër. “Calciomercato” raporton se drejtuesit e Juventus, duan t’i ofrojnë rinovimin për një tjetër sezon, që do të thotë se Bufon do vazhdojë të mbrojë portën e rekordmenëve italianë deri në sezonin 2021-2022.

Klubi ka si prioritet, firmosje me lojtarë të rinj dhe të talentuar por esksperienca e Xhixhi Bufon, në klubin bardhezi, nuk mund të anashkalohet, dhe fakti që Bufon, është një liderët e dhomës së zhveshjes, e bën atë, një aset tejet të rëndësishëm.

Related posts

Reina sfidon Donarrummën dhe jep parashikimin e tij në garën e titullit…

Isa.Autor

Bayern – Real, katastrofë për gjermanët në minutat e para

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Mbrojtësi Ramos nuk është i sigurtë me rinovimin te Real Madrid, ja arsyeja…

Delo.autor

Leave a Comment