Futboll Premier League

Akuza e Ibrës: S’e durojnë dot që suedezi më i mirë quhet Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic, viktimë e racizmit. Edhe kampioni suedez është ankuar kohët e fundit se është paragjykuar nga vendi i tij për shkak se ka një mbiemër që nuk ka asnjë lidhje me Suedinë. Një denoncim që sulmuesi i Manchester United e ka bërë për “Canal+”, duke shpejguar se origjina e tij ka kushtëzuar opinionin publik. Veçanërisht para se të bëhej ylli që është sot dhe para se të identifikohej si një idhull dhe ikonë suedeze.

“Nuk quhem as Andersson dhe as Svensson, – ka thënë Ibra. – Çfarë bëjnë gjithmonë mediat suedeze kundrejt meje? Më mbrojnë apo më sulmojnë? Më sulmojnë sapo të kenë mundësinë. E bëjnë sepse nuk mund ta pranojnë se suedezi më i mirë mund të quhet Ibrahimovic. “Nëse një futbollist tjetër do të bënte gabimet që kam bërë unë, nuk do të sulmohej, por do të mbrohej. Por kur flitet për mua, nuk më mbron askush. Ky është racizëm, një formë e fshehur racizmi”.

Sipas gjigantit me origjinë boshnjake, në Suedi ekziston një zemërim i fshehur dhe një mungesë konsiderate për atë që ka bërë ai për vendin: “Atë që kam bërë unë nuk e ka bërë kurrë asnjë atlet suedez. Askush nuk ka bërë kaq shumë, jam më i miri i të gjitha kohërave, por nuk jam vlerësuar siç duhet. Kam fituar 11 herë titullin e futbollistit të vitit në Suedi. Para meje maksimumi ka qenë një atlet me dy trofe”.

Related posts

SPEKTAKOLARE NË MIQËSORE/ Maqedonia e Veriut shpërthen me “poker” ndaj Kazakastanit para Europianit

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Juventus nuk “ngopet” me sulmues, tani synon “xhevahirin” e Lazios…

Delo.autor

“HUMBA KTHJELLTËSINË NGA LODHJA”/ Ibrahimovic: Penalltitë do t‘ia “dhuroj”… Kessie

Delo.autor

Leave a Comment