Futboll Seria A Sport

DËMTIMI DHE MË PAS INFEKTIMI ME COVID-19/ Nuk po kalon një periudhë të mirë, lojtari i Napolit merr çmimin “The Ballers Award”

Viktor Ozimhen është blerja më e shtrenjtë e historisë së Napolit pasi e bleu për një shifër prej 70 milionë eurosh nga skuadra e Lilë, por deri më tani impakti i tij me klubin e kaltër nuk është më i miri i mundshëm.

Fillimisht dëmtimi dhe më pas infektimi me koronavirus dhe më pas nuk mundi dot të integrohej dhe të gëzonte momentet e tij me skuadrën nga Kampanja. Sulmuesi 22-vjeçar mund të lumturohet disi pasi ai është përzgjedhur si lojtari më i mirë nigerian i vitit 2020 duke fituar çmimin “The Ballers Award”.

Shpresa e Napolit dhe e tifozëve të tyre është që ky çmim të mund të shërbejë si një stimul për t’u përmirësuar ndeshje pas ndeshje dhe të rikthehet të shënojë me fanellën e kaltër.

Related posts

Golden State mposhtet në “shtëpi” nga Houston Rockets (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Starton sfida Brescia-Juventus

Delo.autor

E PABESUESHME/ Reagon Lopetegui pasi u SHKARKUA nga REALI, emocionon me fjalët e tij…

Isa.Autor

Leave a Comment