Futboll Sport

E ÇUDITSHME NË ANGLI/ Ja momenti kur mesfushori i Chelsea-t përplas arbitrin gjatë ndeshjes (VIDEO)

Një episod komik ka ndodhur në sfidën e divizionit të dytë të futbollit anglez (Championship) ditën e djeshme mes Blekbërnit dhe Uest Bromuiçit. Mesfushori i “Mëllenjave” Konor Kallagher u përplas me arbitrin Li Mejsën teksa po ndiqte dy futbollistë kundërshtarë të Blekbërnit.

21-vjeçari, i dhënë me huazim nga Çelsi për Uest Bromuiçin, u befasua në momentin e fundit nga gjyqtari kryesor Mejsën, i cili i zuri rrugën. Gallagher nuk mundi të frenonte dhe u përplas me arbitrin i cili ra në fushë. Mejsën u ngrit menjëherë në këmbë dhe arbitroi normalisht takimin.

Momenti i ngatërresës mes arbitrit dhe mesfushorit të Uest Bromuiçit është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

VIDEO

Related posts

E BUJSHME/ Ronaldo do të largohet nga Juventusi, kërkon transferimin tek…

F.autor

(VIDEO) Nottingham rikthen epërsinë ndaj Arsenal, dopietë e Lichaj

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Shakhtar Donetsk-Manchester City. Rezultati 0-3

Delo.autor

Leave a Comment