Futboll Seria A Sport

LARGOHET NGA STOLI I TRAJNERIT/ Ja trofetë që ka fituar Allegri për 5 sezone në krye të Juventus

Pas takimit me presidentin Agnelli, është marrë vendimi për Masimilliano Allegrin.

Tekniku livornez në fund të sezonit do të largohet nga Juventusi.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi juventin, ku shkruan: Masimilliano Allegri nuk do të jetë në krye të bankinës në sezonin 2019-2020”.

Gjatë këtyre pesë sezoneve te Juventusi, Allegri ka arritur të fitojë 11 trofe.

Pesë prej tyre janë tituj të Serie A, garë të cilën Juventus vazhdon ta dominojë prej 8 sezonesh radhazi.

Allegri me Juventusin ka fituar edhe katër herë Kupën e Italisë, dhe tre herë Superkupën, teksa dy herë ka shkuar deri në finalen e Championsit.

Ndërkaq, nesër në orën 14:00, tekniku 51-vjeçar do të dalë në një konferencë për shtyp.

Në daljen përpara medieve, Allegri pritet të sqarojë arsyet e largimit nga Juventusi.

“Trajneri dhe presidenti i klubit, Andrea Agnelli do të takohen nesër me mediat për një konferencë për shtyp, në orën 14:00 në stadiumin Allianz”, ishte njoftimi tjetër i klubit kampion të Italisë.

Related posts

Hebaj “mesazh” Partizanit: Dua të rikthehem me gola dhe minuta, në Shkodër si në…

Isa.Autor

“PEKIN 2022″/ Flamuri shqiptar parakalon në ceremoni nga vetëm një sportist (VIDEO)

Delo.autor

PLAS TEK JUVENTUSI/ ALLEGRI “PËRPLASET KEQ” ndaj BERNARDESKIT: Nuk jemi…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment