Futboll Seria A Sport

KARIKON SKUADRËN PARA NDESHJES NDAJ ROMËS/ Mbrojtësi Kjaer: Duhet të shkojmë dhe ta kërkojmë me forcë fitoren…

Simon Kjaer, ish-i i madh i sfidës të së dielës mbrëma në “Olimpiko”, aktualisht pjesë e titullarëve të Milanit, është intervistuar nga “Sky Sport” lidhur me takimin e radhës:

“Do të jetë një ndeshje jo vetëm e vështirë, por edhe shumë e rëndësishme, si për ne ashtu sikurse për Romën. Gjithsesi, duke parë se unë dhe shokët e mi vijmë nga dy rezultate negative në kampionat, pa dyshim që një fitore në kryeqytet do të vlente më shumë sesa tri pikë, pasi në këtë mënyrë do t’i jepnim një shkëndijë të fortë luftës për titullin, por edhe situatës brenda grupit lidhur me vetëbesimin tonë.

E dimë që Roma po kalon një moment të mirë, por motivimet tona për të fituar në ‘Olimpiko’ vlejnë dyfish, prandaj duhet të shkojmë dhe ta kërkojmë me forcë fitoren ndaj tyre”.

Related posts

Nga goli i Kualjarelës tek ai i RONALDOS dhe Del Pieros, ja PERLAT me thembër (VIDEO)

Isa.Autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Teuta mposht “Verilindorët” dhe ngjiten në vendin e dytë në renditje

Delo.autor

Mourinho prenoton yllin e La Liga-s, por nuk është Ronaldo

Sadik.Autor

Leave a Comment