Futboll Premier League Sport

PAS KATËR HUMBJESH RADHAZI/ Liverpool kthehet tek fitorja në Premier falë “Sterling-ut të ri” dhe një autogoli

Liverpool ka mundur 2-0 Sheffield dhe është kthyer te fitorja në kampionat pas katër humbjesh radhazi.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë, me të riun Cutris Jones që ka zhbllokuar takimin në minutën e 48-të.

Në moshën 20 vjeç e 29 ditë, Jones është bërë lojtari më i ri i Liverpool-it që shënon në një transfertë të Premier League pas Raheem Sterling në dhjetorin e 2014-ës (20 vjeç e 18 ditë).

Të Kuqtë kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 64-të falë një autogoli të Bryan, që ka ardhur pas një aksioni të bukur individual të Firmino-s.

Ky ka qenë edhe goli numër 7.000 i Liverpool-it në kampionatin anglez, duke u bërë skuadra e dytë që e arrin këtë shifër, pas Everton-it (7.108 gola).

Skuadra e Klopp mban vendin e gjashtë në renditje me 43 pikë, ndërsa Sheffiled të fundit me 11 pikë.

Related posts

“BOMBA E DITËS”/ Juve tenton “çmendurinë”, gati të sjellë KAMPIONIN E BOTËS në Torino

Isa.Autor

VIDEO/ Kur Neymar-Cavani zbresin në Kategorinë e Parë në Shqipëri

Q.Autor

Kërkohet nga skuadrat “BIG” të Evropës, agjenti i Koulibaly zbulon të ardhmen

Sadik.Autor

Leave a Comment